Nikoll Lesi në ‘Real Story’: Basha mund të bëjë koalicion me Ramën! Nëse këtë vit mbahen zgjedhje të parakohshme, bashkë me Doshin marrin mbi 90 mandate

Analisti Nikoll Lesi nuk përjashton mundësinë e një koalicioni mes Lulzim Bashës dhe kryeministrit Edi Rama. I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv, Nikoll Lesi thotë se gjithçka mund të ndodhë. Teksa po diskutohej për ndryshimet në sistemin zgjedhor që kërkojnë pesë partitë e vogla opozitare dhe mundësinë për t’u mbajtur zgjedhje të parakohshme në vjeshtë, analisti Llesi thotë se Rama i ka të fituara.

Madje sipas tij, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë vit dhe do futej në koalicion bashkë me Bashën dhe Tom Doshin mund të merrnin mbi 90 e ca mandate, që mund të ndryshojë edhe Kushtetutën për 2027-ën.

“Rama mund të bëjë zgjedhje që nesër, në 2025 i ka të fituara pa asnjë hezitim, se kemi një opozitë të shkatërruar dërrmuar. Paska zgjedhje nga vjeshta, por kjo do të thotë që Rama do i fitojë bindshëm, e gjen opozitën se sakatuar dhe mund të fitojë mbi 80 e ca mandate. Plus ca vota do marrë Basha, i thonë rreth 90. Ti mendon se Basha do bëjë koalicion? Gjithçka mund të ndodhë. (...) Nëse Rama hyn në zgjedhje këtë vit, bashkë me Bashën dhe Tom Doshin merr mbi 94 deputetë, kap 100 deputetë dhe ndryshon Kushtetutën për 2027”, u shpreh Lesi.

 


Lajmi kryesor:

Opozita kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor, Nazarko në ‘Real Story’: Vështirë ta prishësh ‘duopolin’ PS-PD! Minxhozi: Ramës i interesojnë zgjedhje të parakohshme


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?



×

Lajmi i fundit

Votat e diasporës pritet të përcaktojnë emrin e presidentit në Moldavi! Kandidati prorus në avantazh me 0,5%

Votat e diasporës pritet të përcaktojnë emrin e presidentit në Moldavi! Kandidati prorus në avantazh me 0,5%