Po shkonte të takonte të dashurën, 45-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident në Itali, partnerja: Dua të vdes edhe unë me të

Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, si pasojë e një aksidenti. Viktima është identifikuar si Lorenc Beqari, i cili humbi kontrollin e automjetit të tij tip "Alfa Romeo", si pasojë e motit të keq me erë të fortë dhe reshje të dendura shiu, ndërsa ngjarja u regjistrua në Durazzanino, në kufirin midis provincave Forli-Cesena dhe Ravenna.

Beqari po shkonte të takonte të dashurën, një fytyrë e njohur në Itali, Sandra Tampieri, e cila ka qenë showgirl në Maurizio Costanzo Show. Ajo është shprehur e tronditur nga aksidenti, teksa ka deklaruar 'do të doja të vdisja dhe unë me të'.

"Po prisja Lorencin. Pas një ore që nuk më përgjigjej në telefon, u shqetësova, mora makinën dhe shkova në Ravegnana. Ishte policia që kishte bllokuar rrugën dhe kisha një parandjenjë të tmerrshme. Lorenzino im ishte i vdekur, njeriu me të cilin kisha jetuar vitin më të bukur të jetës sime, atë që doja mbi veten time dhe që ai më donte dhe donte të jetonte pjesën tjetër të jetës për mua. Do të doja të vdisja edhe unë”, ka thënë ajo.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave