Alban Daci: Po sikur Basha dhe Doktori të bëjnë paqe?

Alban Daci: Po sikur Basha dhe Doktori të bëjnë paqe?

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Kriza e madhe brenda PD ka pasur dhe ka dy protagonistë, Basha dhe Doktori! Arsyet e kësaj krize nuk ka nevojë ti rithemi, sepse tashmë janë thënë e s’ter thënë në thuajse tre vjet!

 Në përplasjen e këtyre të dyve ka pasur dhe vazhdon të ketë tentativë që të fitojnë protagonistë të tretë! Disa duke shfrytëzuar dobësitë e njërës palë me shpresën për të përfituar nga nevoja e palës tjetër, kanë bërë llogari për të kaluar sa në një anë në një anë tjetër!

Në fakt, kriza mes Bashës dhe Doktorit ngjanë si përballja e SHBA me Rusinë e ndonjëherë del edhe ndonjë lider si Orban që pretendon se mund të fitojë protagonizëm apo ndonjë hapësirë boshe të krijuar nga përplasja e “titanëve”.  Në fakt lufta në Ukrainë mund të mbarojë dhe do të mbarojë vetëm kur SHBA dhe Rusia të bien dakord duke mbrojtur zonat e tyre të influencës dhe po ashtu hapësirën strategjike.

 Kështu edhe kriza mes Bashës e Doktorit mund të mbarojë vetëm nëse këta vendosin të bëjnë paqe ose armëpushim! Ekuilibrat e kësaj beteje kanë ulje e ngritje, herë duket se po fiton njëra palë e herë se po fiton pala tjetër e kjo shoqërohet edhe me historikun e vendimeve gjyqësore mes palëve. Megjithatë, përsa kohë nuk ka një paqe, duket se beteja vazhdon, herë me intensitet e herë me ngadalë sipas stinës.

Në dimër duket më e qetë situata e tani verës duket sikur është acaruar situata. Sigurisht kjo ka bërë që palët e treta duke parë se edhe zgjedhejt po vijnë të angazhohet me mendjen e tyre me fort për të qenë më vendimtar.

 Kështu edh eme konfliktin në Ukrainë, Orban bëri vizitë tek Putin! Prandaj, mos u habisni që edhe ndonjë palë e tretë me shpresën se po humbet të bëj tentativë për ta takuar Doktorin! Ndoshta për ti kërkuar të falur ose për t’i dhënë mbështetje sigurie! Pesha më e madhe e krizës sigurisht ka rënë mbi Bashën edhe në kuptimin e kostove personale politike. Nëse Basha do të kishte menduar si palët e treta mund ta kishte mbyllur konflikti duke shkuar ai vetë tek Doktori.

Basha përtej parashikimeve, po ju qëndron ideve që ndoshta në fillim mund të dukesh vetëm si përllogaritje politike. Me kalimin e kohës po duket se Basha qëndrimet e tij i ka parimore dhe i mendon realisht ashtu! Kjo dëshmon edhe faktin se Basha betejën e tij nuk e ka bërë vetëm për vete. Imagjino sikur në një moment të caktuar Basha dhe Doktori të bëjnë paqe çfarë do të bënin këta faktorët e tretë që duan të fitojnë nga përballja e këtyre të dyve?

Imagjinoni çfarë do të bënte Bardhi me të tjerë nëse Basha do të shkonte tek Doktori? E pra, politika nuk është gjë statike dhe nuk ka qenë ashtu në asnjë literaturë! Megjithatë, për sa kohë Basha e Doktori janë në konflikt, faktorët e tretë, le të sillen si Orban me shpresë se më mirë do të bëhet edhe për ta!

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë