Po sikur Londra të taksojë barin?

Po sikur Londra të taksojë barin?
LONDER - Zgjidhje ekstreme për probleme ekstreme. Për të luftuar thatësirën që po kërcënon Britaninë jugore dhe lindore ka ardhur momenti të mendohet një taksë për barin. Jo në kuptimin e marijuanës, por pikërisht për barin, atë që përbën të ashtuquajturin “oborr anglez” që zbukuron vilat, që mbulon fushat e golfit dhe që e bën atë të Wimbledon-it turneun e tenisit më të famshëm në botë.

Për këtë ngjan si një shock i vërtetë propozimi i gazetës The Guardian kundër thatësirës: ka ardhur koha, sipas gazetës së famshme, të “tentojmë të pamendushmen” dhe “të shkurajojmë rritjen e barit, sidomos atë që ka një funksion thjeshtë estetik, i mbajtur i shkurtër e që thith mijëra litra ujë”.

Dhe meqenëse asgjë nuk i pengon më shumë njerëzit në ruajtjen e një zakoni pak të frytshëm sesa pagesa e taksave, idea e gazetës është të taksojë lulishtet private më të mëdha se një farë sipërfaqe e caktuar. “Dikur ishin celebrimi i një statusi, sot janë një sulm ndaj ndryshimit atmosferik”, lexohet në editorial.

Propozimi prek edhe një tjetër nerv të zbuluar të kulturës angleze, sipas së cilës është e papranueshme ndërhyrja e shtetit në jetën e qytetarëve. Por nëse të vendosësh një taksë mbi barin mund të duket si teprim rregullash, arsyeton gazeta, çfarë është më shumë liberale se sa të lejosh që në një terren bimësia të rritet lirshëm?

Është e lehtë të imagjinosh që provokimi i Guardian do të krijojë një debat të madh në një vend ku një prej pasioneve kombëtare është pikërisht kopshtaria.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)