Jo duke u bazuar në interesin e ndokujt, por në interesin për të zbuluar të vërtetën, për ta kultivuar dhe për ta promovuar atë, pikësëpari te ne shqiptarët e po ashtu më tej dhe më gjerë.
Edhe në kontekstin e angazhimit europian, përcaktimi "hordhi" e shumë të tjera ngarkesa jo profesionale historike, janë të papërshtatshme dhe të papranueshme. Ndërkohe kam disa pyetje për skeptikët apo kundërshtarët e këtij procesi të zbulimit të së vërtetës pa ngarkesat komuniste.
Përse askund nuk thuhet asgjë për bashkëjetesën shqiptaro-turke në mirëbesim dhe bashkëpunim?
Përse nuk flisni askund, në ndonjë libër të shkollave tona për debutimin, protagonizmin dhe suksesin e shqiptarëve në Perandorinë Osmane? Vezirë, Kryevezirë, pashallarë, komandantë dhe punonjës administrate të besuar në të gjitha anët e Perandorise Osmane. Tregtarë, intelektualë, dijetarë, liderë të fushave të ndryshme.
Kombi Nexhip do të thotë Kombi Fisnik. Përse vallë Osmanët ua vendosën këtë emërtim Shqiptarëve në Perandorinë Osmane? Për urrejtje vallë? Aspak në fakt!
Përse nuk flisni me objektivitet, realizëm dhe vërtetësi për faktin e shpëtimit nga asimilimi të shqiptarëve në rajonet kufitare me popujt sllavë dhe grekë, falë Fesë Islame dhe Perandorisë Osmane?
Kur nga ana tjetër keni faktin e pamohueshëm të shndërrimit të fiseve katolike në prapashtesat ‘viç’ e pastaj krejtësisht në sllave në Tokat shqiptare në Mal të Zi, në Serbi dhe Maqedoni. E njëjta histori me fakte konkrete ka ndodhur edhe me fiset ortodokse shqiptare në Greqi, Maqedoni etj?
Përse nuk flisni askund për luftën e Çanakalasë, si dhe kontributin e shqiptarëve me dhjetëra mijëra, atëherë kur de jure Shqipëria nuk ishte në Perandorinë Osmane, pra më 1915? E në të njëjtën kohë Shqiptarët e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Greqisë gjendeshin të pushtuar dhe pa lidhje juridike, përpos asaj lidhjeje të fuqishme shpirtërore që vazhdon të ekzistojë edhe sot e kësaj dite? Apo 25000 shqiptarë që ranë në Çanakala si dëshmorë më 1915 mos vallë, sipas jush, nuk ishin patriotë?
Turqia është aleati më i vyer dhe besnik, që ne kemi në rajon dhe më gjerë. Kjo është një e vërtetë e pamohueshme dhe e vërtetuar tashmë në të gjitha aspektet!
Populli turk është populli vëlla i shqiptarëve. Kjo është një e vërtetë e pamohueshme dhe e vërtetuar në të gjitha aspektet!
* NGA EDMOND VLASHAJ - Kryetar i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com