Charles Leclerc, piloti i Ferrari-t, ka bërë një nisje të shkëlqyer të sezonit, por së fundmi për francezin ka ndodhur diçka që mund ta mërzisë jo pak.
Të hënën pilotit të 'kokëkuqes' i ka humbur ora teksa po takohej me një grup tifozësh. Bëhet fjalë për një orë ‘Rolex’ që Leclerck e kishte blerë me qindra mijëra dollar.
Disa prej tifozëve i ishin afruar yllit të Ferrarit në kërkim të disa fotove me të, dhe disa çaste më pas Leklerk kishte kuptuar se ora e tij ishte vjedhur prej tyre. Çështja tashmë i ka kaluar policisë e cila po heton lidhur me shkaqet e ngjarjes.
Komento