Po tentonin që ta shisnin! Kapen me 33 kg lëndë narkotike, vihen në pranga 5 persona në Gramsh

Pamje nga droga e sekuestruar nga policia

5 persona janë vënë në pranga të policisë në Gramsh, për veprën penale 'Prodhim dhe Shitja e lëndëve narkotike'. Konkretisht janë arrestuar shtetasit  V. V., 49 vjeç dhe L. I., 39 vjeç, të dy banues në Cërrik, A. B., 50 vjeç, A. S., 32 vjeç dhe B. Zh., 49 vjeç, të tre banues në Gramsh.

Policia thotë se është sekuestruar 33 kg lëndë narkotike kanabis, 3 automjete dhe 6 telefona celular.

'Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte lëndë narkotike në banesë e tij në fshatin Skënderbegas, Gramsh, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. B. kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale rreth 33 kilogramë kanabis, 3 automjete dhe 6 aparate celuar. Në momentin e kontrollit të banesës janë arrestuar edhe shtetasit A. S. dhe B. Zh., të cilët kishin siguruar lëndën narkotike, si dhe shtetasit V. V. dhe L. I., të cilët do ta blinin atë.'- njofton policia.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është i pranueshëm për ju përdorimi i të dhënave personale nga një parti politike?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan në sy të policisë, kishin shkuar të shuanin sherrin! Janë dëgjuar mbi 20 të shtëna