U kapën duke transportuar mbi 96 kg kanabis, 4 të arrestuar në Shkodër! Vëzhgoheshin prej muajsh nga policia

4 persona janë arrestuar pasi akuzohen për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ata kishin mbjellë kanabis në zonat malorë të Dukagjinit dhe më pas e trafikonin atë në Shkodër, ku dhe u arrestuan teksa po transportonin mbi 96 kg kanabis.

4 trafikantët kishin disa muaj në hetim dhe vëzhgimi nga policia dhe u arrestuan gjatë operacionit të koduar “Bzheta”. 4 personat ishin drejtuar me 3 mjetet e tyre drejt Shkodrës, ku u ndaluan edhe nga policia. Tre automjete që drejtoheshin nga shtetasit Besnik Bludaj, Prel Zefi dhe Pllum Fusha, ndërsa pasagjer ishte Albert Logu

Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit tip furgon të  Prel Zefit u gjetën 96 kilogramë e 500 gramë kanabis  

Kjo bëri që 4 personat të arrestohen në flagrancë. Në pranga ranë Prel Zefi, 30 vjeç, Albert Logu, 21 vjeç, të dy banues në Shtoj i Ri, Pllum Fusha, 37 vjeç, banues në Grudë e Re dhe Besnik Bludaj, 40 vjeç, banues në Vrak, Malësi e Madhe. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, 8 aparate celular dhe 3 automjete.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)