Policia e Korçës ka arrestuar dy të rinj pasi kundrejt parave, ndihmonin emigrantë të paligjshëm duke ju premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Gerald Kuqi, 22 vjeç, banues në Durrës dhe Sabina Kuqari, 22 vjeçe, banuese në Roskovec, Fier.
Policia vuri në pranga shtetasin Gerald Kuqin, pasi në aksin rrugor Maliq-Lozhan, u kap duke transportuar me mjetin tip "Range Rover", në bashkëpunim me shtetasen Sabina Kuqari, 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.