Po transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy të rinjtë në Gjirokastër! Policia sekuestron 'Audi'-n dhe dy celularë

Dy të rinjt kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për veprën penale penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".

Report Tv mëson se Emin Isha dhe Nuri Cila, përkatësisht 18 dhe 19 vjeç, janë kapur në vendin e quajtur 'Ura e Lumit' në Gjirokastër, duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Burime bëjnë me dije se policia ka sekuestruar në kuadër të operacionit të koduar 'Muzgu' një automjet dhe dy aparate celularë.

Njoftimi i Policisë
Vijon operacioni policor i koduar "Muzgu". Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Transportonin tre emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga dy shtetas. Sekuestrohen një automjet dhe dy aparate celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, Policinë Rrugore dhe Forcat Shqiponja në DVP Gjirokastër, në vijim të operacionit "Muzgu", për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë goditur një tjetër rast, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. I., 18 vjeç dhe N. C., 19 vjeç, banues në Kavajë.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur "Ura e Lumit", Gjirokastër, duke transportuar me një autotomjet tip "Audi", tre emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe dy aparat celularë.

Materialet në ngarkim të shtetasit E. I. dhe N. C. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025