LEZHË- Janë gjetur dhe sekuestruar mallra kontrabandë me një vlerë prej 1 milion e 250 mijë lekësh, të cilat ishin destinuar për tu shitur online dhe si rezultat janë arrestuar dy persona.
Në vendin e quajtur "Skuraj", gjatë kontrollit në një mjet tip "furgon" u gjetën mallra dhe artikuj të ndryshëm ushqimor dhe industrialë me një vlerë totale rreth 1 milion lekësh për të cilat u arrestua drejtuesi i mjetit , një 35-vjeçar me iniciale A.D., i cili nuk ishte i pajisur me faturë tatimore përkatëse për këto mallra.
Ndërsa, në aksin rrugor “Milot - Rrëshen”, gjatë kontrollit po në një mjet tip "furgon" që drejtohej nga një 38-vjeçar me iniciale A. K janë gjetur dhe sekuestruar mallra dhe artikuj të ndryshëm ndërtimi dhe duralumini, me vlerë totale rreth 250 000 lekë, për të cilat nuk ishte i pajisur me faturë tatimore.
2 personat e arrestuar po tentonin t’i transportonin mallrat e kontrabanduara me qëllim tregtimin e tyre online.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale "Kontrabandë me mallra të tjera, “Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe i tatimeve".