Policia ka vënë në pranga një 32-vjeçar pasi është kapur duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm në Fushë-Krujë.
Leonard Hareshku, autori, u kap duke transportuar emigrantët me një makinë luksoze “Range Rover”. I riu i kishte premtuar emigrantëve se do t’i conte drejt vendeve të BE-së kundrejt shpërblimit.
Pas informacioneve të siguruara në mënyrë operative, policia ka identifikuar autorin në fshatin Luz, Fushë Krujë. Hareshku ishte banues në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Komento