Një 26-vjeçar nga Turqia është arrestuar në flagrancë në aksin “Kashar-Thumanë” teksa po transportonte 3 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e Bashkimit Evropian.

26-vjeçari me iniciale G. K., transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt një pagese prej 3000 euro për person. Sakaq, hetimet po vijojnë për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Tiranë/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Relay”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.

U kap në flagrancë duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës 3000 euro për person, 3 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së, arrestohet shtetasi turk.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 3 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë operative, se një shtetas transportonte emigrantë, kundrejt pagesave, finalizuan fazën e nëntë të operacionit “Relay”.

Në kuadër të kësaj faze u arrestua në flagrancë shtetasi turk G. K., 26 vjeç, i cili u kap në aksin rrugor “Kashar-Thumanë”, duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës 3000 euro për person, 3 emigrantë që synonin të lëviznin në mënyrë të kundërligjshme drejt shteteve të BE-së.  

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë