Rikthehet qarkullimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pas bllokimit gjatë natës nga protestuesit para kryeministrisë.
Një pjesë e tyre kaluan natën para godinës së qeverisë, të ulur në karrige metalike ndërsa në shkallët e kryeministrisë, shihen edhe këpucë, një simbol për të larguarit në emigrim.
Edhe pse rruga është liruar, ata janë vendosur në pjesën e trotuarit, duke përdorur disa çadra për hije nga vapa përvëluese.
Edhe pas përfundimit të protestës të së shtunës, një grup protestuesish vijuan qëndrimin e tyre para godinës së qeverisë, i cili zgjati përgjatë gjithë ditës së diel.
-
Mirmengjes po polizia ku eshte njerzit do te shkojne ne pune e jo te bllokohen nga njerez qe nuk kan deshire te punojne por te rrin ne kafe
Përgjigju-
Ke të drejtë, por ata këtë kërkojnë konfrontim. Le të rrinë në trotuar, ary nuk pengojnë qarkullimin
-










Komente
Komento