Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia në Elbasan, pasi u kap duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm dhe nuk ju bind urdhrit të policisë për të ndaluar. Policia arrestoi në flagrancë shtetasin E. H., 33 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas u kap, në vendin e quajtur "Ura e Manastrecit", Prrenjas, duke transportuar me automjetin tip "BMË", 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 400 euro për person.

Policia i kërkoi që të ndalonte, ai nuk ju bind urdhrit, por ka tentuar të largohet me shpejtësi.

Për pasojë ka humbur kontrollin e mjetit dhe është dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti dhe 1 aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Një tjetër rast i dhënies së ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit  është “goditur” në Lezhë, ku policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili po udhëtonte me 8 emigrantë të paligjshëm në makinë, me të cilët ishte nisur drejt Kosovës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:35
Po udhëtonte drejt Kosovës me 8 emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu në Lezhë

Një tjetër rast i dhënies së ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit  është “goditur” në Lezhë, ku policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar.

I riu është kapur duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm me një automjet tip “Toyota”, duke udhëtuar drejt Kosovës. E.Ç i kishte premtuar emigrantëve kalimin premtuar kalimin drejt vendeve të Bashkimit Evropian kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë,  për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”