Po transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, arrestohet 42-vjeçari në Gjirokastër

GJIROKASTËR – Një 42-vjeçar, shqiptar nga Kosova, është arrestuar në Gjirokastër pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. 42-vjeçari, Deme Rexhaj po transportonte 10 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut kundrejt parave.

Ai është ndaluar nga policia në vendin e quajtur “Ura e Leklit dhe në mjet i janë gjetur emigrantët e paligjshëm. Policia sekuestroi automjeti, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Dramë gjermane në ‘Bernabeu’, Real Madrid përmbys 2-1 në limite Bayern Munich dhe gjen Dortmundin në finalen e Champions League

Dramë gjermane në ‘Bernabeu’, Real Madrid përmbys 2-1 në limite Bayern Munich dhe gjen Dortmundin në finalen e Champions League