Po trokasin arrestimet, pse s’kanë frikë PD dhe PS?!

Po trokasin arrestimet, pse s’kanë frikë PD dhe PS?!

Shqipërisë i mbetet vetëm një kartë që mund ta luajë për në Vjeshtë, kur Këshilli i Evropës do vendosë dëshmitë e reja sa i përket hapjes së negociatave. Ajo ka të bëjë me arrestimet dhe në një farë mënyrë kristalizimin e atij investimi të madh që ka bërë komuniteti ndërkombëtar për Reformën në Drejtësi. Pas përpjekjes që po bëhet nga maxhoranca për të kanalizuar gjithçka të keqe tek presidenti i vendit, duket se arrestet s’do të lenë rehat dhe politikanët e dy krahëve. A të jetë vallë edhe kjo e kalkuluar?

Ka një përpjekje, në orët e fundit, të shumë instancave sa i përket afateve të krijimit të strukturave të Drejtësisë. Gramoz Ruçi, Kryetari i Kuvendit ka qenë i ashpër dhe i drejtpërdrejtë me grupin e Majtë parlamentar  ndërsa i ka kërkuar llogari për pjesën e tyre të detyrës sa i përket ndihmës për strukturat e Drejtësisë, ndërsa nga opozita vijon një mosbesim i hapur, që do të kulmojë me shumë gjasa me mos njohjen e verdikteve të Drejtësisë.

Fakti është se procesi i Vetting megjithë fshesën e tij të hekurt dhe të justifikuar duket se ka një lloj mungese ekuilibri sa i përket dlirësisë së individëve të ndryshëm. Media ka dhënë shumë dëshmi në këtë rast, që e konfuzojnë më shumë publikun shqiptar sa i përket Reformës në Drejtësi, ku në jo pak raste personazhe të përfolur e kanë kaluar Vetting-un, përkundrejt të tjerëve të papërfolur që se kanë kaluar!! Ndaj një pjesë jo e vogël e shqiptarëve beson se Reforma nuk do të japë rezultatet e duhura, kurse një pjesë më e madhe beson se ndryshimi është tek dera.

Kaosin e shton presidenti i vendit Ilir Meta me deklaratat e tij konfuze dhe patetike por edhe me pohimet cinike ndaj reformës. Në orët e fundit, shqetësimi i tij është rritur sepse Komisioni parlamentar i Ligjeve përcolli një mesazh sipas të cilit KLGJ-ja, në raportin që i ka dërguar Kuvendit, ka gjetur një sërë shkeljesh të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), nën kryesimin e kreut të shtetit. Kjo deklaratë, bëri që zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, të reagonte me deklaratën e kryetares Felaj, që sipas tij linin të dyshohet për arrestimin e Metës.

Nga ana tjetër, i gjithë investimi i PS-së për ta shkarkuar presidentin ka krijuar një perceptim se personazhe të saj nuk kanë më frikë nga Reforma. Këtë e përligj protagonizmi ende i deputetëve dhe zyrtarëve të përfolur nga ana e PS-së, që nuk merren të pandehur. Teksa në PD frika është më evidente sepse PD ka hequr dorë nga institucionet duke ia lënë fatit në dorë atë që do ndodhë me të. Në një farë mënyre, ata shpresojnë që duke vazhduar me bojkote të arrihet të pretendohet se gjithçka bëhet dhe do ndodhë për inatet politike të socialistëve. Pritet që denoncimet e opozitës të fillojnë që me arrestet e para duke përcjellë kriza të reja nëse Drejtësia nuk do të jetë shumë e qartë.

PS-ja tashmë ka detyrë më të vështirë sepse duhet të hapet dhe të jetë e përgatitur për ata që Drejtësia shqiptare do të vendosë në bankën e të akuzuarve. Paçka se lirshmëria sesi disa po kalojnë Vetting-un tregon se do të ketë marifete të reja.

Njerëzit po mendojnë sërish për ngërçe të reja dhe me këtë shpjegohet edhe se pse nuk kanë frikë politikanët, që po na përgatisin ngërçe të reja. Ky është lajm i keq dhe e ul disi optimizmin e shefes së ONM-së, Calavera, që pak orë më parë në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në Poznan të Polonisë, u shpreh se kjo reformë do të garantojë pavarësinë e gjyqësorit për vendin, duke shtuar se ndërkombëtarët duan njerëz në burg.

“Sepse kjo do të thotë që me këtë proces, që unë besoj se po shkon në drejtimin e duhur, ne do të kemi një gjyqësor të pavarur, Shqipëria do të arrijë në një pozicion fantastik, për të kapur kohën e humbur deri tani. Këtë herë kur ne negociojmë anëtarësimin, ne kërkojmë një historik treguesish. Kjo do të thotë që ne duam të shohim që ligjet të zbatohen, duam të shohim njerëzit në burg, asetet e krimit të sekuestrohen dhe ne duam të kemi mjaftueshëm fakte/prova, jo vetëm ligje, për të demonstruar që sistemi është i konsoliduar”,ka thënë Calavera gjatë fjalës së saj.

Më mirë nuk thuhet dhe duket se ka ardhur koha, por për një gjë publiku është i paqartë: Pse vallë PS dhe PD nuk kanë frikë apo sepse marifetet janë bërë sërish, duke e bërë edhe këtë reformë shumë hibride…të dhimbshme për njerëzit dhe të lehtë për zyrtarët.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 06/07/2019 11:13

    Keto Jane emrat e politikaneve qe perfliten ne listen e Departamentit te Shtetit. Vangjush Dako, Tom Doshi, Arben Ndoka, Fatmir Mediu, Petri Vasili Qazim Sejdini Nuk ka emra te medhenj sepse Jane po ato lideret kryesore te trinomit PS-PD-LSI we kane dhene OK .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg