Jo rastesisht e lamë per tu takuar ne nje prej stacioneve me te njohur te kryeqytetit francez. Disa prej artisteve me te famshem te shekujve me pare, kane jetuar dhe kane lene te gjalle ne veprat e tyre fragmente nga i famshmi Sent Lazar.

Impresionisti Eduart Mone kishte shtepine dhe studion e tij ne kete lagje, te tjere piktore si Klod Mone dhe Gustav Kajebot pikturuan momentet dhe simboliken e kesaj zone nderkohe ne ditet moderne eshte kthyer ne udhekryqin ku shkembehen mijera e miliona kultura, stile, raca neper ecejaket e perditshme te parizieneve te vjeter e te rinj...
Me Enia Dulen, vajzen e skulptorit te njohur shqiptar Hektor Dule, u takuam nje mbremje vjeshte ne Parisin e dritave. Ishte fundshtatori dhe shiu vetem sa e shkelqentte me teper qytetin.

Larg rremujes estetike pariziene u ulem e folem gjate per artin dhe kulturen ne nje prej kafeneve tipike ku pihet verë e mirë. Folem gjate e qarte dhe aty ne Parisin e artit mesova edhe nje te vertete te bukur, te bukur sic kam qytetin ku linda dhe vendin ku jetoj.Mikesha Enia Dule, permetare si mua me tregoi se Permeti yne nuk eshte vetem treva e rilindasve te vertete, vetem vendi me natyre te mbrojtur, qyteti i trendafilave, rakise, veres, glikove por edhe qyteti i skulptoreve me te famshem e me te njohur.

Nuk do e besoni por Permeti paska me shume skulptore sesa Firence apo Praga. Emrat e tyre mbeten jo vetem ne memorien kolektive por kudo ku hedhin shtat skulpturat, obelisket, bustet, statujat qe gdhenden e latuan me duart e arta nga Tirana ne Bruksel, nga Roma ne Durres, nga Permeti ne Londer. Respekt dhe mirenjohje per patriotet e mi, artistet e pazevendesueshem te vendit tim :

Odise Paskali
Janaq Paço
Uran Hajdari
Hektor Dule
Perikli Çuli
Qirjako Done
Qazim Arifi
Adrian Dule
Genc Hajdari
Sotir Kosta
Arjan Konomi
Anesti Shuraja
Niko Thana
Besim Çaushi
Dhimo Gogollari
Janul Vangjeli
Nga Bledi Mane, Paris/fundshtatori 2017

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com