Po udhëtonin drejt Gjermanisë, sulmohet me gurë autobusi me shqiptarë të Kosovës në Serbi

Po udhëtonin drejt Gjermanisë, sulmohet me gurë autobusi me shqiptarë të Kosovës në Serbi

Dëmet e shkaktuara nga sulmi me gurë në xhamin e autobusit

Një autobus me shqiptarë të kosovarë që po udhëtonte drejt Gjermanisë, është sulmuar me gurë në Serbi. Sipas mediave të Kosovës sulmi ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, para se autobusi të hynte në aksin Nish-Beograd.

Sulmi është konfirmuar nga vetë kompania që po kryente udhëtimin, “Fadili Tours” e cila ka thënë për ‘Nacionale’ se nuk ka asnjë person të lënduar.

“Sulmi ka ndodhur në Serbi. Rasti është i vërtetë dhe të gjithë udhëtarët janë mirë dhe nuk ka të lënduar, nuk e dimë saktë se në cilin vend janë sulmuar. Janë duke i përfunduar disa procedura ligjore, dhe udhëtimi do të vazhdojë", ka qenë reagimi nga kompania.

Nga disa foto të publikuara nga mediat, shihet që autobusi është qëlluar me gurë, ku xhami i përparmë është dëmtuar. Ende nuk dihet motivi i këtij sulmi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve