Po udhëtonin për ndeshjen me Romën, tifozëve të Lecce-s u bëhet pritë dhe u digjen automjetet

Po udhëtonin për ndeshjen me Romën, tifozëve të Lecce-s u bëhet pritë dhe u digjen automjetet

Një ngjarje e rëndë është rregjistruar në rrugët e Italisë për shkak të konfliktëve mes tifozëve. Arsyeja ka qenë një pritë e organizuar nga tifozët e Barit kundrekt atyre të Lecce-s, të cilët po udhëtonin drejt Romës për takimin që do të zhvillohet sot në orën 18:00 në stadiumin Olimpico.

Kanë qenë rreth 200 tifozë të Barit që në mesin e autostradës kanë ndalur tifozët e Lacce-s, që kanë qenë në një munër 10 fish më të vogël. 20 tifozët e Lecce-s janë zbritur nga dy automjetet të cilëve më pas u është vënë flaka. Nga situata e krijuar ka patur edhe disa të plagosur lehtë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda pak minutash, ndërsa pas pak çastesh ka mbërritur edhe policia, e cila sipas mediave italiane është kujdesur për 20 tifozët e Lecce-s. Kujtojmë se mes tifozëve të Barit dhe atyre të Lecce-s ka një urrejtje që kultivohet prej vitesh.
 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'