DURRES- Banorët e zonës së Ish-Kënetës, njohur dhe si “Durrësi i Ri”, të mbështetur nga deputetë të Partisë Demokratike protestuan kundër qeverise dhe bashkise.
Protestuesit bllokuan për më shumë se 30 min aksin kryesor që lidhet me autostradën Durrës-Tiranë, duke krijuar trafik…
Për të lehtësuar lëvizjen, Rrugorja devioi trafikun në rrugë alternative.
Protesta u zhvillua te enjten ne mbremje, ndersa ata thane se i druhen permbytjeve me ardhjen e stines se reshjeve, duke kujtuar se nuk është marrë asnjë masë pas përmbytjeve dimrin e shkuar.
Përveç kësaj, një pjesë e banorëve deklarojnë se ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet për dëmet e mëparshme.
Kërkesat kryesore të banorëve te Durresit te Ri, përfshijnë investimet ne kolektore, kanalizime, asfaltimin e rrugëve, vendosjen e ndriçimit dhe trotuaret.









Komente
Komento