Po vizitonte bjeshkët e Tropojës, plagoset rëndë turistja franceze, dërgohet me helikopter në Tiranë

Po vizitonte bjeshkët e Tropojës, plagoset rëndë turistja franceze, dërgohet me helikopter në Tiranë

Ndihma e parë ndaj turistes franceze

Një turiste franceze rreth të 50-ave kishte pësuar aksident mesditën e sotme në Vranë të Lekbibajt.

Menjëherë pas njoftimit ajo u lokalizua nga Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Shqipërisë të cilët bën të mundur dhënien e ndihmës së parë ndaj saj.

U konstatua se turistja kishte pësuar dëmtime të rënda dhe u dërgua menjëherë në Tiranë në Urgjencën Mjekësore – QKUM.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 17/06/2024 06:02

    Ay momenti kur turisti kupton se e kanë mashtruar, Shqipëria nuk është si duket në foto.

    Përgjigju
  • Iris: 17/06/2024 00:51

    Ka ardhur koha qe shteti te krijoje nje platforme turistike te vecante nisur nga raste te tilla.Shteti kujdeset te krijoje platforma per qytetet e zonat me turistike,por nuk ka asnje plan per turiste qe aventurojne vetem,ose ne grupe 2-4 veta ne zona pak ose te pa shkelura,ose te rrezikshme.Kjo turiste ishte pjese grupi te madh dhe i ndodhi nje rrezim qe mund t'i ndodhe kujdo dhe ishte me fat qe pati ndihmen e duhur,por a nuk ishte nje cift para ca ditesh qe ishte futur brenda nje kanioni e kishte ngecur e s'dilte dot? A nuk ishte nje rast tjeter,ku nje turist vdiq pasi ra ne humnere,per te mos folur per rastet kur turistet aventurohen vetem e humbin neper pyje e zona te veshtira e mezi gjenden?!Tani jo te gjithe bejne turizem ne grup te madh,disave u pelqen te eksplorojne vetem,te tjere jane te detyruar,sepse nuk deshirojne te shpenzojne per guida turistike.Mire do te ishte qe shteti te bashkepunoje me gjeografet,topografet,gjeologet,speologet dhe min.e turizmit dhe te krijoje harta specifike ne leter dhe dixhitale ku te percaktohen shtigje e rruge,kanione,shpella e vende ku mund te shkohet,itineraret,pjeset e rrezikshme,ose me pak te rrezikshme qe mund te vizitohet,etj dhe vende ku pergjegjesine e rrezikut e merr vete mbi vete.Tabela shtigjesh,rrugesh e kalimesh,larg atyre traditcionale,apo pak ose aspak te shkelura, te vendosura ne terren gjithashtu mund te ndihmojne per turiste te tille e per te evituar raste aksidentesh e problemesh te tjera.

    Përgjigju
    • Pet.: 17/06/2024 16:21

      Shteti duhet te krijoje rregulla me te cilat te ndaloje qe alpinizem aventuror , neper zona te rrezikshme te behen pa guida profesionale, ne te kundert te vendose gjoba. Shume shtete e kane nje praktike te tille, punesohen vendasit dhe parandalohen ngjarje te tilla.Ne Egjipt per ngjitje ne malin Sinai, nuk ke shanc qe te ngjitesh jashte nje ore te caktuar dhe mbi te gjitha i pashoqeruar nga guida.Turistet i dine rregullat, por ne Shqiperi bejne te paditurin dhe perfitojne xhiro me Helikopter "falas".

    • Vilm: 17/06/2024 08:04

      Këto që kërkon ti, duhet fuqi punëtore dhe euro më shumë! Ti rezistojnë kohës. Se sot për nesër ka shumë projekte.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Gramsh/ Vinin baste sportive nëpërmjet celularëve, 3 në pranga

Gramsh/ Vinin baste sportive nëpërmjet celularëve, 3 në pranga