Po vjen brezi i artë i peshëngritjes, Samoel Rrasa i sjell tjetër medalje Shqipërisë

Po vjen brezi i artë i peshëngritjes, Samoel Rrasa i sjell tjetër medalje Shqipërisë

Samoel Rrasa dhe delegacioni kuqezi në Moldavi

Sportistët e Shqipërisë po shkëlqejnë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për të rinjtë që po mbahet në Chişinău të Moldavisë. Këtë herë ka qenë Samoel Rrasa që ka siguruar një tjetër medalje për kuqezinjtë. 15-vjeçari ka fituar medaljen e bronztë në shkëputje, për peshën deri në 67 kilogramë.

Rrasa ngriti 116 kilogramë në provën e tij më të mirë. Kuqezinjtë kanë katër medalje nga kjo veprimtari, me sportisten Enkileda Carja që mori tre të arta në kategorinë e vajzave.

Pas sportistes nga Elbasani, është radha e Rrasës për t'u ngjitur në podium dhe vendosur emrin mes fituesve. Duket se e ardhmja e shtangës në Shqipëri është në duar të sigurta, me dy kampionët e rinj që premtojnë për më tej.

Samoel Rrasa

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • luan: 06/07/2023 16:13

    Shteti duhet ti mbeshtese keta talente ne menyre qe te mos behen si anti shqipetari Pirro Dhimos...

    Përgjigju
  • tezaku astir: 06/07/2023 13:15

    bravo cuna dhe shpresojme qe ky brez te mos ngaterrohet me ordineret e dopingut te brezave te kaluar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!