Po vjen sezoni i dytë i serialit 'The Squid Games'! Zbulohet edhe data e shfaqjes në platformën Netflix

Po vjen sezoni i dytë i serialit 'The Squid Games'! Zbulohet edhe data e shfaqjes në platformën Netflix

Skenë nga seriali 'The Squid Games'

Seriali triller “Loja e kallamarëve” ose e njohur ndryshe edhe si “The Squid Games”, u bë një fenomen global, duke përfshirë miliona shikues dhe të ardhura rekord në arkën e producentëve koreano-jugorë dhe jo vetëm.

Seriali i Netflix kapërceu ekranin dhe platformën e transmetimit, duke bërë një konkurs të bazuar në trillimet e Koresë së Jugut. Megjithatë, përdoruesit nuk janë të kënaqur dhe presin ardhjen e sezonit të dytë.

Ndjekësit e 'The Squid Game' janë me fat. Netflix e ka nisur muajin gusht duke publikuar trailerin e sezonit të dytë, i cili premton të jetë edhe më emocionues. Për më tepër, kjo nuk ka qenë e vetmja risi e kompanisë prodhuese.

Netflix ka zbuluar edhe datën e publikimit të sezonit të dytë të 'The Squid Game', i cili do të mbërrijë më 26 dhjetor 2024. Historia do të vazhdojë me lojtarin 465, i cili vendos të ndjekë personat përgjegjës për këtë lojë me ndihmën e paratë që fitoi në të.

Nuk do të jetë një detyrë e lehtë, pasi nëse doni të përfundoni lojën, do të duhet të bëheni sërish pjesëmarrës, duke rrezikuar sërish jetën tuaj.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Netflix ka njoftuar se 'The Squid Game' do të ketë një sezon të tretë në vitin 2025, i cili do t'i japë fund historisë.

 

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?