Skiatorja e Shqipërisë Lara Colturi gjatë kësaj jave ka qenë në vëmendjen e faqeve më të mëdha sportive të Evropës dhe jo vetëm, për shkak se 19-vjeçarja u ngjit në podium, duke zënë vendin e dytë në garën e parë sezonale të Slalom në Kupën e Botës.
“Ka bërë shumë bujë sepse Lara po rikonfirmohet si talent botëror dhe skiatore e cila do marrë stafetën e Michaela Shifrrin në vitet e ardhshme. Ka folur ‘The Guardian’, ‘Eurosport Italia’, Corriera della Sera’,”-u shpreh Etrit Xhunglini.
Për Report TV, sekretari i federatës shqiptare të skive, Etrit Xhunglini, sqaroi se rezultatet e Lara Colturit janë çdo gjë tjetër përveçse rastësi.
“Sëfundmi ekipit i është bashkuar një guzhinier. Përveç trajnerëve, menaxherit, fizioterapistit, psikologut, përgatitësit të skive tani kanë edhe një kuzhinier për të mos humbur kohë. Pra nuk i lihet asgjë rastësisë,”-tha ai.
Të dielën Lara Colturi do të garojë sërish në disiplinën ‘Slalom’. Skiatorja e Shqipërisë do të jetë në Gurgl të Austrisë, duke nisur nga ora 10:00 e mëngjesit me pretendimin e një tjetër podiumi.
“Fiks para një viti Lara në këtë pistë mori podiumin e parë në karrierë. Vendin e dytë. Është pistë që e njeh dhe shpresoj ta përsërisi rezultatin, por dëgjo se nuk është e thënë që ne duhet të jemi përherë në podium, por me Larën jemi mësuar që të na japë rezultate të jashtëzakonshme,”-deklaroi Xhunglini
Në Austri është gara e dytë sezonale në Slalom nga 10 të tilla, ndërsa për Larën është gara e tretë e botërorit të skive.
Komente






