Podolski i jep lamtumirën Gjermanisë
me një gol fantastik kundër Anglisë

Podolski i jep lamtumirën Gjermanisë<br />me një gol fantastik kundër Anglisë
Ka përfunduar me rezultatin 1-0 për vendasit, miqësorja midis Gjermanisë dhe Anglisë, ku protagonist absolut ishte sulmuesi Lukas Podolski.

Sulmuesi me origjinë polake kishte njoftuar se kjo do të ishte ndeshja e fundit e tij me kombëtaren gjermane dhe trajneri Joakim Low, i kishte rezervuar  një vend në formacionin e ekipit.

Podolski shënoi golin e vetëm të takimit, duke mbyllur më së miri karrierën e tij të suksesshme me ekipin e Gjermanisë. 

Në minutën e 84’, sulmuesi la fushën e lojës, për tu zëvendësuar nga Rudy, dhe stadiumi “Signal Iduna Park”, i Dortmundit, shpërtheu në ovacione, duke i dhënë lamtumirën e merituar një futbollisti që la gjurmë në futbollin gjerman. 

Lukas Podolski ka debutuar me kombëtaren e madhe gjermane, në vitin 2004 dhe që atëherë, ka luajtur 130 takime dhe ka shënuar 49 gola. 

Ai është shpallur edhe kampion bote me Gjermaninë e vitit 2014, ndërsa viti më i mirë me kombëtaren është 2006 me 12 gola të shënuar. 

Podolski ka edhe një karrierë të pasur me klubet, ku e nisi te Koln, më pas u aktivizua për Bayern Munchen, Arsenal, Inter, Gallatasaray dhe që prej marsit të këtij viti, ka nënshkruar me ekipin japonez të Vissel Kobe./Supersport 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë