“Kam qenë duke prerë dru në mal. Nuk kam ditur asgjë çfarë po ndodh dhe papritur e pashë veten të plagosur”, tha i plagosuri nga fshati Metehi i Podujevës. Plagosja ka ndodhur në fshatin Pozharec.
Gazetari i "Indeksonline" mori prononcimin e vet të plagosurit, që ka thënë se është plagosur në fshatin Ponashevcë dhe momentalisht gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur pasditën e vonë të së mërkurës. Ndërkaq Policia e Kosovës e pohon plagosjen, por nuk ka ende të dyshuar për veprën.
“Policia e Kosovës ka pranuar informacion se është dërguar në emergjencë një person i plagosur që dyshohet të jetë nga arma e zjarrit. Informacionet e para janë se personi i plagosur është nga fshati Metehi i Podujevës”,- tha zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani.
Marrë nga Indeksonline
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com