Poetët: Pse znj.Hoxha duhet
t'ia kthejë veprën Kadaresë
Për çështjen e dorëshkrimit të Ismail Kadaresë që vijon të mbahet në shtëpinë e Zonjës Hoxha, pas padisë së depozituar nga shkrimtari në Gjykatën e Tiranës, shkrimtarët dhe artistët janë bërë të ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje.
Për çështjen e dorëshkrimit të Ismail Kadaresë që vijon të mbahet në shtëpinë e Zonjës Hoxha, pas padisë së depozituar nga shkrimtari në Gjykatën e Tiranës, shkrimtarët dhe artistët janë bërë të ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje. Shumica kur i pyesim na e presin shkurt “I takon autorit, Ismail Kadaresë”; “çdo dorëshkrim i takon autorit”; “ka ligje për këtë”, etj. Vetë poeti Xhevahir Spahiu, pasi e takojmë në kafenenë e preferuar të tij në bar “Europa”, thotë me bindje se ky dorëshkrim i takon autorit. Madje me të njëjtën siguri poeti i njohur shpreh edhe arsyet pse zonja
Nexhmije Hoxha duhet t’ia kthejë dorëshkrimin shkrimtarit. Ai i bënë ftesë asaj që të jetë në këtë rast tolerante.
Zoti Spahiu, këto ditë Ismail Kadare ka hedhur në gjyq zonjën Nexhmije Hoxha për kthimin e dorëshkrimit origjinal “Dimri i vetmisë së madhe”. A dini ju ndonjë gjë si është historia e këtij dorëshkrimi?Unë nuk kam si ta di, nëse ia ka dhuruar Kadareja ose ia ka marrë dorëshkrimin vetë Nexhmija atij. Këto janë cështje mes dy vetëve, ata i dinë më mirë. Por mendoj se si do të ishte puna zonja Nexhmije Hoxha duhet t’ia kthente këtë dorëshkrim atij. Do të ishte një gjest fisnik për zonjën Hoxha, që t’i jepte dorëshkrimin origjina dhe këtë gjest ta deklaronte edhe publikisht me kthimin e veprës.
Sa të vlefshëm e quani ju dorëshkrimin për një shkrimtar, autor?Dorëshkrimi i një shkrimtari ose i një autori është i çmuar. Ai mund të shërbejë që me të drejtat e tij, vetë shkrimtari ta plotësoje ose redaktojë ose pezullojë veprën fare nga qarkullimi. E para është e drejta e krijimtarisë që është e tija, e drejta e autorit, dhe që i përket atij. Të tjerat ligjet, se ç’ka bërë e do të bëjë shteti, se si duhen marrë në arkiva, por që unë them se duhen patjetër të jenë në arkiva veprat origjinale, unë nuk i marr vesh mirë, se jam poet, nuk jam njeri praktik. Kështu janë të gjithë shkrimtarët. Kadareja do ta ketë vështirë të merret me ligjet. Por te vemi ku e kishim fjalën. Mendoj se gjesti i zonjës Nexhmije Hoxha që tregohet kokëfortë dhe nuk ia jep dorëshkrimin shkrimtarit nuk e nderon atë, e ul shumë në sytë e publikut dhe të së ardhmes së imazhit të Shqipërisë. Ajo do mbahet mend që po mban me forcë një dorëshkrim të një shkrimtari të madh si Ismail Kadareja. Për të nuk është mirë.
Mendoni se duhet ta dorëzojë në Arkivin e Shetit për rëndësinë që ka vetë dorëshkrimi?Dëgjova se Akivat e Shtetit pranokan edhe fotokopjet dhe jo origjinalet. Kjo është një gabim shumë i madh. Fotokoje mund të bëhen 100, tani bëhen edhe shpejt se është zhvilluar teknologjia. Arkivi është ngritur si institucion shtetëror për të ruajtur dokumentet origjinale historike dhe krijimtarinë.
Pra, përfundimisht ju këmbëngulni se zonja Nexhmije Hoxha duhet t’ia kthejë dorëshkrimin Ismail Kadaresë? Është gjest fisnik që t’ia kthesh atw qw i përket tjetrit. I ke apo si ke marrëdhëniet e mira me të, flet apo nuk flet me gojë, Hoxha duhet t’ia kthejw dorëshkrimin Ismail Kadaresë. Zonja Hoxha bën gabim që tregohet aq kokëfortë. Dorëshkrimi “Dimri i vetmisë së madhe” është pasuri kombëtare, jo se kishte në të përshkrimin e figurës së Enver Hoxhës, por se rinia në atë kohë e pëlqeu romanin për idetë liberale të Kadaresë dhe për stilin e veçantë.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
21.9%
-
As i mirë as i keq
33.4%
Vota total: 1269
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dalin dokumentet e CIA: Pse ra plani për eleminimin e Nexhmije Hoxhës?!
1 Shtator, 19:26
-
'Nga tornitore, më bënë deputete, dhe nënkryetare e Kuvendit': Historia e pazakontë e Mine Gurit
30 Qershor, 22:36
-
Mbledhja sekrete e Byrosë në ’84-ën për sëmundjen e “Komandantit”: Nexhmija më tha se shoku Enver, nuk e lëvizte dot as këmbën, as dorën, por...
11 Prill, 18:22
-
Dëshmia e rrallë, e ish-shefit të ‘Bllokut’ të udhëheqjes: Si u zunë për flokësh Teuta me Liljanën për një vaskë, Nexhmija rrinte e shikonte
8 Janar, 13:02
-
Nexhmije Hoxhën, si e njoha kur isha gardiane në burgun e Tiranës! Flet këngëtarja Vera Picari: Nuk e hante kurrë ushqimin e qelisë! Më thoshte shpesh herë ik nga këtu
11 Nëntor 2023, 07:13
-
Zbulohet letra e rrallë e Nexhmijes për Enverin, si i raportonte e spiunonte krerët kryesorë të Partisë Komuniste
4 Tetor 2023, 07:23
-
‘Nexhmija, kishte në krahun e djathtë, shokun e saj të rinisë, Ramiz Alinë, për të cilën flitej se për shumë vjet, ishte…’/ Refleksionet e ish-të dënuarit politik
24 Gusht 2023, 07:32
-
INTERVISTA e rrallë e Nexhmije Hoxhës për mediat greke: Nuk mund ta pranoj që burri im ishte kriminel
11 Korrik 2023, 11:05
-
‘Kam punuar kaq vjet me shokun Enver dhe Nexhmijen, por edhe me gërshërë të ma presin mishin, s’ngre dorë kundër Partisë...’/ Letra e Liri Belishovës në ’82-in
9 Korrik 2023, 07:29
-
Dëshmia tronditëse e Liri Belishovës: Kur po më vdiste vajza 23 vjeçe në spital u thashë të flisni me Nexhmije Hoxhën, të më japi leje t’i rri pranë, ata më…
28 Shkurt 2023, 07:25
-
Nexhmije Hoxha: Ku isha, kur rrëzuan monumentin e Enverit!
20 Shkurt 2023, 20:52
-
Sapo mësuesja hyri në zyrë, inspektori i arsimit mbylli derën…’/ Ngjarja tragjike në Tepelenë në ’67-ën që, alarmoi shtetin dhe vetë Enver Hoxhën
23 Janar 2023, 07:32