Poeti Arben Duka nderohet me
titullin 'Qytetar Nderi i Gjirokastrës'

"Si Mona Liza", promovimi i librit të Arben Dukës është shoqëruar me dhënien e titullit "Qytetar Nderi i Gjirokastrës". Një ceremoni e bukur është zhvilluar sot në një bar të Tiranës me pjesëmarrjen e këngëtarëve që kanë kënduar poezitë e tij në festivalin e këngës, si Irma Libohova, Petrit Lulo, Luan Zhegu, Kozma Dushi, etj.

arben duka liber

Ishte dhe kompozitori i madh Agim Krajka, miku i ngushtë i Dukës me të cilin ngjiznin këngët më të bukura të festivaleve kombëtare. Agim Krajka tha se “poezitë e Arben Dukës na zbukuruan muzikën shqiptare” dhe e quajti Arben Dukën “një monument të kulturës kombëtare”. Famën e poetit Duka, kompozitoeri Krajka ia dedikoi mbështetjes në rrënjet e popullit.

arben duka liber

I pranishëm ishte edhe krytari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, që ka sponsorizuar botimin e librit “Si Mona Liza” të Arben Dukës. Ishin gjithashtu poetë të njohur të vendit dhe gazetarë e politikanë.

arben duka liber

Dhënia e titullit ishte një shenjë nderimi dhe krenarie për poetin gjirokastrit, i cili u vlerësua për kontributin e tij dhe për vitalitetin krijues, edhe në këtë kohë kur gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë. Poeti Arben Duka, i cili boton përditë në këndin e satirës politike në vargje në gazetën Shqiptarja.com, u vlerësua si një rast i rrallë që lëvron këtë zhanër të harruar nga shumë poetë të tjerë.

arben duka liber

Një nga të pranishmit e përshëndet pikërisht për vlerën që kanë vargjet e botuara në gazetën “Shqiptarja.com”, ku ai u shpreh se “gazetat zakonisht mbajnë kahje të caktuara politike. Por në satirën e Arben Dukës ne lexojmë të vërtetën. Kështu që kur ai ka nisur të shkruaj satirat poltike, ne jemi të abonuar në Shqiptarja.com”. Për poetin Arben Duka u mbajtën kumtesa që vlerësuan poezinë e tij për koloritin, larminë, stilin, emocionet që dhuron.

arben duka liber

“Femra është tharmi që mbush poezinë e Benit, e bën atë të jetë e veccuar nga poezitë e gjithë të tjerëve poetë, pasi batica e fortë e muzës e ka shtyrë në breg të lartë, të paarritshëm nga soji ynë”, u shpreh shkrimtarja dhe gazetarja Miranda Haxhia. Arben Dukën e vlerësuan si Ali Asllanin dhe Fan Nolin e sotëm.

arben duka liber

Këngëtarja Irma Libohova ka kënduar gjatë ceremonisë vargjet e Arben Dukës “Ore, ore luleborë”. Petrit Lulo këndoi këngën që konsiderohet si himn i qytetit të Gjirokastrës, shkruar nga biri i saj Arben Ilo Duka. Të tjerë këngëtarë si Luan Zhegu, Kozma Dushi, Bakja kënduan këngë të kompozuara mbi vargjet e Arben Dukës.

Redaksia Online

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti