Poeti rrezikon të vdesë në
burg, peticion online për ta lirua

Poeti rrezikon të vdesë në<br />burg, peticion online për ta lirua
Poeti dhe artisti durrsak Adri Omeri rrezikon të humbë jetën në burgun e Rrogozhinës. I dënuar me 1 vit burg për shkak të një aksidenti me makinë si pasojë e një defekti teknik, teksa Omeri po shoqëronte dy shtetas italianë, turistë në Shqipëri. Njëri nga turistët nuk kishte vendosur rripin e sigurimit në sediljen e pasme dhe për pasojë theu këmbën pasi e përplasi me plastikën mes dy sediljeve. 

Edhe pse policia rrugore e cila ishte e pranishme në aksident, nuk e quajti shkelje, prokurori i shtetit K.Ajazi e dënoi atë me burg, pasi mori parasysh ekspertizën private dhe jo atë shtetërore.

Por edhe pas shumë raporteve mjeko-ligjore shqiptare dhe italiane të cilat vërtetojnë se poeti vuan nga sëmundje tumorale, ai nuk është lënë i lirë. Për këtë arsye për poetin është krijuar një peticion online, ku kërkohet solidariteti për lirimin e tij, pasi moskrijimi i kushteve më minimale për kurimin e sëmundjes së tij po e çon atë drejt vdekjes.

Peticioni i drejtohet kreut të shtetit Bujar Nishani si dhe Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naco.

“Mos i vrisni poetët! 

Mos e vrisni zërin e lirë të ndërgjegjes dhe kulturës shqiptare!

21 – Shtatori, si dita e zhvillimit të eventit “ 100- mijë poetë për Ndryshim” do të ketë për apel rastin e pashembullt të dënimit dhe burgosjes së artistit dhe poetit Ardi Omeri.
Lirojeni poetin dhe lëreni të këndojë i lirë si vetë muza dhe shpirti i pastër i tij” shkruhet në peticion.

Këtu mund të firmosni peticionin

Poeti Ardi Omeri burgoset me një vit burg në Rrogozhinë. Shkaku i dënimit të tij është difekti i makinës gjatë shoqërimit me dashamirësi të dy shtetaseve italiane, të ardhura për turizëm në Shqipëri, ku për pasojë një nga turistet, e cila qëndronte në sedilen e pasme nuk kishte vendosur rripin e sigurimit dhe si rrjedhim përplasi kërcirin te plastika mes dy sedileve duke thyer këmbën. Policia rrugore e pranishme në aksident nuk e quajti shkelje këtë ngjarje pasi konstatoi se shoqëruesi i tyre, konkretisht poeti Omeri, nuk ishte nën efektin e alkolit dhe për këtë rast as e ndaloi dhe as e gjobiti atë. Edhe prokurori K. Ajazi e deklaroi të pafajshëm. Ekspertiza nxori si defekt këputjen e kokës së zbarrës së paralelit, krahu i majtë. Pas gjashtë muajsh prokurori, edhe pse i njëjti, autorizoi desekuestrimin e mjetit dhe të lejes së qarkullimit. Më vonë rrëzoi Ekspertizën shtetërore dhe konsideroi ekspertizën private. Prokurori i shtetit K. Ajazi për ta kaluar nga neni 290 ne 290/2 që dënon me burg përdori ekspertë privatë. Kjo sepse poeti Omeri nuk "bashkëbisedoi" me të . Aktualisht gjykata e apelit nuk e uli dënimin dhe nuk pranoi asnjë lehtësi edhe pse shume raporte mjeko-ligjore italiane dhe shqiptare vërtetojnë shumë sëmundje, deri edhe gjendra kanceroze për të cilat spitali amerikan ka shkruar: nëse nuk vazhdon kurat pacienti humbet jeten. Ardi ka qenë shumë sëmurë. Spitali i burgut nuk kishte fonde dhe infrastrukturë për ta kuruar. Në burgun e Rrogozhinës edhe ilaçet duhet t'i bleje vetë. Eshte rasti i parë që një ngjarje aksidentale e tillë dënohet me burg dhe në mënyrë absolute i pari rast, që një i sëmurë në këtë gjendje lihet të vuajë. Edhe njoftimet e dërguara tek Presidenti Republikës, Z Nishani apo ministrit Naço, nuk kanë dhënë asnjë zgjidhje konkrete. Shoqatat e Intelektualëve Durrsakë, Lidhja e Shkrimtarëve të Durrësit, kanë dërguar kërkesa për falje, por nga qeveria ka pasur vetëm heshtje dhe asnjë rezultat. Aleksandër Çipi po merret me një shkrim për këtë ngjarje, por edhe TV - A1 report ka përgatitur një speciale për këtë rast. Një apel i është dërguar dhe deputetëve të Kuvendit Popullor, por deri tani asnjë iniciativë konkrete. Disa justifikohen me pushimet e gushtit e shumica heshtin. Qëndrimi i mëtejshëm në qelinë e burgut dhe moskrijimi i kushteve më minimale për sëmundjen e tij, po e çon poetin drejt vdekjes."

Këtu mund të firmosni peticionin
adri omeri
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve