Krijon vepra artistike nëpërmjet objekteve të jetës së përditshme.

Ai është Javier Pérez një graphic designer ekuadorian, i cili njihet në rrjetet sociale si Cintascotch.
 
Në profilin e tij në Instagram, Perez ka 30 000 ndjekës, të cilët admirojnë krijimtarinë e tij njerëzore.
 
Në realizimin e veprave të artit, siç mund t’i quajmë, ai arin t’i realizojë me gërshërë me varëse rrobash, me një tufë çelësash, apo me një tollombace çfarëdo.
Ai i transformon këta objekte në forma dhe vlera të tjera krejtësisht krijuese dhe artistike.
 
Poezia e të përditshmes, përmblidhet në fantazinë e tij nëpërmjet disa skicave me laps, që i transformojnë objektet në vepra arti jetësore dhe ekspresive.

Një koleksion dëfryes, alegro, por edhe me një filozofi të thellë në brendësi, duke na kujtuar se brenda nesh gjendet gjithmonë një fëmijë që dëshiron të dëfrehet dhe të luajë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)