IN MEMORIAM/ Muzeu Historik Kombetar me rastin e 75-vjetorit te lindjes se poetit dhe Mjeshtrit te madh Gjok Beci organizon sot promovimin e vepres se tij te fundit "Plis ne Luver". Poeti Gjok Beci ndërroi jetë në shkurt të këtij viti, ndërsa sot ka 75-vjetorin e lindjes. I mbetur pa baba që në moshën 4-vjeçare, poeti pati një jetë të vështirë, por dinjitoze, plot krijimtari, poezi dhe muzikë folklorike.