Niko Stylos i zbulon dhe i transkripton për monografinë e re “Prevezjani Abedin Pasha Dino, poezitë e tij dhe Dinot e tjerë” që do të promovohet më 15 nëntor në Tiranë. Niko Stylos në librin “Prevezjani Abedin Pasha Dino, poezitë e tij dhe Dinot e tjerë” që pritet të promovohet në Muzeun Historik Kombëtar më 15 nëntor në Tiranë ka mbledhur materiale të rralla nga poezitë e Abedin Dines, ku shprehet patriotizmi, talenti i tij poetik dhe notat e bukura lirike. Niko Stylos i sjell këto poezi të panjohura të përkthyera nga greqishtja, për të cilat komenton se poezitë patriotike me temë shqiptare janë shkruar në greqisht për shtresën e shkolluar të shqiptarëve të cilët e dinin shumë mirë greqishten në vitet 1880.