Pogaçe me gjizë
Përbërësit:
- 300 ml qumësht
- 100 ml ujë
- 1 lgj kos
- 1 vezë
- 1 lç sheqer
- 1 lç kripë
- 8 gr maja e thatë
- 3 lgj vaj
- Gjizë
- Susam i bardhë
- Susam i zi
Përgatitja:

Në një enë shtojmë qumështin, kosin, ujin e vakët, sheqerin, kripën dhe majanë e thatë. E lemë të aktivizohet dhe më pas shtojmë vezën dhe miellin gradualisht, të cilin e kemi situr më parë. E punojmë mirë brumin dhe e lemë të pushojë për 45 minuta. Më pas e vendosim në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje. E hapim mirë brumin me gishtërinj, shtojmë gjizën dhe arra dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 35-40 minuta.
Komente

