Pogba mund të largohet këtë verë, 2 ekipe angleze në kërkim të francezit

Pogba mund të largohet këtë verë, 2 ekipe angleze në kërkim të francezit

Paul Pogba mund të largohet nga Manchester United gjatë verës që vjen. Mesfushori francez ka nevojë për ndërrim të ambientit pasi nuk është i kënaqur me këto pesë vjet të kaluar në “Old Trafford”. Kampionit të botës me Francën do t’i skadojë kontrata në fund të sezonit dhe ai po e kërkon një sfidë të re. Kohë më parë flitej se interesim për mesfushorin kreativ kanë shprehur ish-klubi i tij, Juventus, si dhe Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini.

Por, mediumi britanik “The Sun” njofton se tash në garë për Pogban kanë hyrë edhe dy klubet tjera angleze, Newcastle United dhe Aston Villa. Lojtari nuk e ka përjashtuar mundësinë që ta vazhdojë karrierën në Premierligë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Pamjet satelitore tregojnë se si Kina po zgjeron bazat e përgjimit në Kubë

Pamjet satelitore tregojnë se si Kina po zgjeron bazat e përgjimit në Kubë