Pogradec, 20 hotele gjobiten me nga 2 milionë lek! Pronarët në protestë: Të anulohet Akti Normativ për impiantet e ujërave të zeza

Pronarët e hoteleve në Pogradec kundërshtojnë Aktin Normativ të Qeverisë që i detyron të vendosin impiantet e ujrave të zeza për subjektet e hoteleri-turizmit. Ata arsyetojnë se përgjatë vijës së liqenit të Pogradecit është kryer investimi për shtrimin e rrjetit të ujrave të zeza, ndërsa i gjithë qyteti prej disa vitesh i përpunon ujrat e zeza në kolektorin pranë fshatit Guras. Në keto kushte refuzojnë të vendosin impiantet sepse është një kosto e panevojshme e cila nuk jep asnjë impakt pozitiv.

Protesta  e tyre vjen disa ditë pas gjobave nga Agjencia Kombëtare e Ujesjelles Kanalizimeve. Janë 20 hotele në Pogradec që janë gjobitur me nga 2 milion lekë.

Në një peticion ata listuan kërkesat e tyre dhe nga ana tjetër paralajmëruan që nëse problematika e tyre nuk merr zgjidhje do të bëjnë bojkot total duke mbyllur në shenjë proteste subjektet e tyre. Biznesmenët Arben Muçollari, Ilir Tasellari dhe Leonard Bregu thanë se për këtë çështje kanë kërkuar takim me Kryeministrin Rama dhe ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku.

R.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Opinioni i ‘Venecias’ për Xhaçkën, deputeti Sula-PS: Halli i madh i detyron që ta lexojnë si fitore edhe shuplakën e komisionit

Opinioni i ‘Venecias’ për Xhaçkën, deputeti Sula-PS: Halli i madh i detyron që ta lexojnë si fitore edhe shuplakën e komisionit