Pogradec, 250 nxënës në
"kërkim të një shkolle"

Pogradec, 250 nxënës në<br />"kërkim të një shkolle"
Viti shkollor i ka gjetur në kushte të mjerueshme. Të paktën kështu u ka ndodhur 50 fëmijëve të sistemit fillor dhe 9-vjeçar në fshatin Rrodokal në rrethin e Pogradecit, nuk kanë mundur të nisin vitin e ri shkollor ashtu si bashkëmoshatarët e tyre në mbarë vendin.

Shkak për këtë situate aspak normale, është bërë mungesa e shkollës, e cila aktualisht është në ndërtim e sipër. Në këto kushte, të gjithë këta nxënës janë të detyruar të zhvillojnë lëndët mësimore në godinat e braktisura të fshatit, të cilat nuk përmbushin asnjë lloj standarti.

Në të njëjtën situatë janë edhe 200 gjimnazistët e këtij fshati, të cilët detyrohen të shkojnë në shkolla të tjera të zonës për të zhvilluar orët mësimore. Kryetari i kësaj komune ka deklaraur se pavarësisht kërkesave për përfundimin në kohë të godinës diçka e tillë nuk ndodhi.

Ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit shkollor, këta fëmijë janë të detyruar të mësojnë në kushte skandaloze, mes mureve të amortizuar, dyerve dhe dritareve të dëmtuara, ndërkohë që për “shqipëria në moshën e internetit” nuk ka fare vend.

Shkrimi u publikua sot (20.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit