POGRADEC- Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Pogradecit. 26-vjeçari, Elson Rusi, është goditur 6 herë me thikë pas një konflikti të çastit.
 
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Pogradecit.
 
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur blutë e qytetit. I riu është goditur 2 herë në krah, 4 herë poshtë shpatullës. Ndërsa u dërgua menjëherë në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
 
Policia ka identifikuar dy autorët e plagosjes me thikë dhe po punon për kapjen e tyre.

Një nga autorët e ngjarjes është identifikuar Fatbardh Kasa me origjinë nga Durrësi i cili jeton në pogradec. Ndërsa mësohet se kanë qenë shokë burgu bashkë.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)