POGRADEC - Prej disa ditësh punonjëset e firmës së pastrimit të qytetit të Pogradecit janë duke protestuar pasi nuk kanë marrë pagat. Sipas të dhënave 35 punonjëset nuk paguhen prej 3 muajsh, ndërkohë që firma e pastrimit dhe bashkia ia hedhin përgjegjësinë njëra tjetrës duke i lënë ata në mëshirë të fatit.
Për 3 muaj me rradhë punonjëset kanë pritur që të marrin rrogat, por nga pronari i tyre kanë mësuar se ai nuk mund tu japë rrogat, për shkak se nuk është likuiduar nga ana e bashkisë.
E ndërsa firma e cila prej vitesh ka fituar tenderin e pastrimit të qytetit liqenor sqaron se prej vitit 2012 nuk është shlyer për punën e kryer, bashkia sqaron se ka paguar sipas mundësive dhe se nuk ka asnjë lidhje me punonjëset e firmës madje tashmë një firmë tjetër ka fituar tenderin e pastrimit të qytetit.
Sipas firmës së pastrimit, prej vitit 2012 ajo nuk ka marrë asgjë nga bashkia e qytetit c’ka ka bërë që të mos arrijë të paguajë punonjësit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO