KORÇE - Rreth  7000 mijë banorë të komunave Velçan dhe Proptisht,zonë e Mokrës në rrethin e Pogradecit prej disa ditësh qëndrojnë të izoluar. Moti i keq me reshje shiu dhe borë ka shembur pjesërisht urën që lidh këto dy komuna me qëndrën dhe qytetin e Pogradecit.

I kontaktuar në telefon nga A1 Report,kryetari i komunës Proptisht,Fuat Fero bën me dije se situata është e vështirë,ndërkohë që prej tre ditësh nuk frekuentojnë shkollën dhe 600 nxënës të kësaj komune.  Sipas tij shembja e murit anësor të urës,e cila ndodhet në afërsi të fshatit, Golik ka penguar lëvizjen e mjeteve të rënda. Ndërsa shpreh shqetësimin e tij kreu i komunës apelon për ndihmë, pasi ura është tej e amortizuar dhe mund të shembet tërësisht.

Problemi është ngritur gjithashtu edhe në instancat përgjegjëse,por deri tani nuk është marrë asnjë masë. Ndërkohë që komuna nuk mund të rindërtojë urën për shkak të mungesës së fondeve.

(Redaksia online)