POGRADEC- Një zjarr në një parcele me pemëtari, kryesisht mollë dhe dardha, ka shkrumbuar pemët në një sipërfaqe prej rreth 40 hektarësh. Ngjarja ka ndodhur në komunën Proptisht në rrethin e Pogradecit.
 
Në vendin e ngjarjes menjhërë kanë mbërritur punonjësit e Komuneës dhe të Shërbimit Pyjor, por pavarësisht përmasave të zjarrit, zjarrfikësja ka vonuar të vijë. Pas ndërhyjeve që zgjatin gati 2 orë janë mundur të neutralizohen flakët e zjarrit, të cilat kanë dëmtuar pemëtarin në rreth 40 ha.
 
Të rrezikuara nga zjarri kanë qenë edhe disa banesa të cilat ndodheshin pranë sipërfaqes së tokës të mbjellë me pemë.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)