POGRADEC-Një zjarr ka përfshirë dy banesa në fshatin Leshnicë mbrëmjen e sotme, ndërsa nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
/Shqiptarja.com
Zjarri përfshiu banesat e shtetasve A.P dhe P.P (vëllezër) të cilat kanë qenë pranë njëra-tjetrës.
Nga të dhënat e para rezulton se dëme në njerëz nuk ka. Por si pasojë e zjarrit ka dëme materiale në të dyja banesat.
Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset.
Po punohet për fikjen e tij dhe zbardhjen e shkaqeve të rrethanave të ngjarjes.

dy.b/shqiptarja.com











