POGRADEC – Automjeti i kreut të Bashkisë së qytetit të Pogradecit, Artan Shkëmbit, është gjetur i djegur.
Makina e kryebashkiakut të Pogradecit kishte qenë i parkuar në lagjen Numër 3 të këtij qyteti në momentin që është përfshirë nga flakët.
Pas konstatimit për djegien e automjetit tip AUDI me targë PG 5933 B, policia e Pogradecit, ka ngritur edhe një grup hetimor për përcaktimin e shkaqeve të djegies së mjetit, të cilit dyshohet se mund t’i jetë vënë flaka edhe qëllimisht.
Ndërkohë mengjesin e sotëm policia ka hequr makinën nga vendngjarja dhe mbetet mister vendi se ku e kanë dërguar. Sipas policisë makina po vëzhgohet nga ekspertët e ardhur posaçërisht nga Tirana.
Krybashkiaku Shkëmbi i kontaktuar nga gazetarët ka pohuar se nuk ka konflikte me asnjë person dhe se po pret përgjigjen e policisë pas finalizimit të hetimeve.
Sakaq kohë më parë para shtëpisë së kreut të bashkisë Pogradec është gjetur një arkivol i boshatisur.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO