Këshilli Bashkiak i Pogradecit miratoi mes debatesh paketën e re fiskale për vitin 2024. Tarifa vendore e pastrimit do të rritet me 20 për qind për qytetarët dhe 40 deri në 100 për qind për bizneset. Kështu nga 2024-ta qytetarët do paguajnë për pastrimin 4 000 lek në vit, nga 3 200 që paguanin aktualisht.
Ndërsa për bizneset tarifa e pastrimit rritet sipas kategorive nga 40 deri në 100 për qind. Për ata që konsiderohen ndotësit e mëdhenj, si mobileritë, serviset e makinave, punishtet e mermerit, magazinat e farërave dhe fidanëve dhe fermat e shpendëve e rezervatet e peshkut tarifa dyfishohet. Deri më sot këto biznese kanë paguar 25 800 lek në vit, ndërsa në 2024-ën do të paguajnë 51 600 lek në vit.
Për baret, restorantet, hotelet, agro-bizneset dhe ‘fast food’ tarifa e pastrimit nga 18 000 do të bëhet 27 000 lek në vit. Ndërsa për kategoritë parukeri-estetikë dhe berberët rritja është 40 për qind.
Paketa e re fiskale u kundështua nga 6 këshilltarët e opozitës, por u votua 18 këshilltarët e majtë, që janë mazhorancë në këshillin bashkiak. Në këtë mbledhje jashtë rradhe nuk ishte prezent kryetari i Bashkisë së Pogradecit. Këshilltari i LZHK Arbër Male tha se tha rritja e tarifave është e pajustifikuar nga ana e administratës vendore.
Vetëm një javë më parë, qytetarët e Pogradecit dolën në protestë përpara Bashkisë për të kundërshtuar rritjen e tarifave vendore, por bashkia nuk u terhoq nga paketa e re fiskale. Në bashkinë e Pogradecit ushtrojnë aktivitetin e tyre 1900 biznese të vogla dhe të mëdha.
Nga tarifa e pastrimit dhe taksa të tjera janë të përjashtuar pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, invalidët, familjet e reja si dhe gratë kryefamiljare.
TABELA
Prodhim (punime mobileri punime druri, punime mermeri,rritje shpendesh, rritje peshku,etj). Tarifa është 17.400 behet 34.800 lek në vit.
Bizneset me xhiro 0-2 ml lekë:
Rritje 100% - Prodhim (punime mobileri punime druri, punime mermeri ,rritje shpendesh, rritje peshku,etj) ishte 17.400 lekë dhe behet 34.800 lekë
Rritje 50% - Bar restorant hotele, agrobiznes fast food ishte 18000 lekë dhe bëhet 27000 lekë
Rritje 50% - Bar kafe ishte 15000 lekë dhe bëhet 22 500 lekë
Bizenset me xhiro 2-5 ml lekë:
Rritje 100% - Prodhim (punime mobileri punime druri, punime mermeri ,rritje shpendesh, rritje peshku,etj) ishte 25800 lekë dhe behet 51600 lekë
Rritje 50% - Bar restorant hotele, agrobiznes fast food ishte 23700 lekë dhe bëhet 35550 lekë
Rritje 50% - Bar kafe ishte 18240 lekë dhe shkon 27360 lekë
Bizneset me xhiro 5-8 ml lekë:
Rritje 100% - Prodhim (punime mobileri punime druri, punime mermeri ,rritje shpendesh, rritje peshku,etj) ishte 33000 lekë dhe bëhet behet 66000
Rritje 50% - Bar restorant hotele, agrobiznes fast food ishte 29400 lekë dhe bëhet 44100 lekë.
Rritje 50% - Bar kafe ishte 15750 lekë dhe shkon 31500 lekë.
S.G/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.8%
-
Jo
49.2%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2308
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Korçë/ Kumar me nga një gotë raki përpara, Policia u heq ‘zaret’ 4 personave! Nën hetim pronari i lokalit, sekuestrohen edhe para
29 Janar, 14:52
-
Korçë/ Ngacmoi tre herë seksualisht të miturin në Devoll, Gjykata lë në burg babanë e 3 fëmijëve! I dyshuari për pedofili e mohon: Doja ta ndihmoja! (VIDEO)
29 Janar, 11:29
-
Korçë/ 54-vjeçari largohet nga banesa, kushëriri denoncon në polici
28 Janar, 15:11
-
Tiranë/ Djali 12-vjeçar i vdiq te Pediatria e QSUT, nëna e Leo Sadikajt dhunon mjeken, 44-vjeçarja merret nën hetim
28 Janar, 14:34
-
Muzeu Arkeologjik i Korçës në restaurim, pritet të hapet për publikun në Maj
28 Janar, 10:14
-
E rëndë në Devoll/ I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më mashtroi! Nëna: Dua drejtësi, tentoi ta përdhunojë
27 Janar, 17:27
-
Pogradec/ Akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, AMP pezullon nga detyra 3 punonjës policie (EMRAT)
27 Janar, 15:48
-
Eduard Zaloshnja: Qarku Berat kampion relativ deri më sot për kërkesat e emigrantëve në KQZ
27 Janar, 14:35
-
Korçë/ I humbur prej 5 ditësh, 32-vjeçari denoncon në polici humbjen e babait
27 Janar, 13:33
-
Dyshohet se ngacmoi seksualisht 15-vjeçarin, arrestohet 45 vjeçari në Devoll
27 Janar, 13:09
-
PD pa kërkesa shtesë për fletën e votimit, Kaso për Report Tv: Me emra, e ka zgjidhur Kodi! Padi në SPAK Peleshit, përdor dhe shantazhon administratën
26 Janar, 13:03
-
Korçë/ La shtatzënë 13-vjeçaren, Prokuroria çon në Gjykatë dosjen e 21-vjeçarit, familja kërkon ta lirojnë: Kemi nusen me foshjen në shtëpi
25 Janar, 19:40