Pogradec-Një person ende i paindentifikuar nga policia dyshohet se ka goditur me kamion një transformator të energjisë elektrike në një nga lagjet e fshatit Buçimas, Pogradec.

Pas këtij incidenti mbi 200 familje kanë mbetur pa energji elektrike. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar edhe pse ky transformator ndodhet pranë banesave.

Grupet e punës së OSHEE kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje së bashku me uniformat blu që po punojnë për të gjetur autorin i cili është larguar menjëherë.

Raportohet se dëmi është i madh ndërsa do të kërkojë disa orë punë deri në rikthimin në gjendjen e mëparshme.

Sipas informacioneve nga OSHEE po shihet mundësia për vendosjen e një transformatori të ri.