POGRADEC- Një person ka humbur jetën pasditen e sotme në Pogradec, pasi u godit nga rrufeja. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Cërravë reth 15 km larg Pogradecit. Si pasojë e goditjes nga rrufeja është plagosur edhe një person tjetër, Ramadan Lushka, i cili u dërgua menjëherë në spitalin e qytetit, dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Viktima Denis Alinj, 24 vjeç, dhe i plagosuri, të cilët janë dajë dhe nip, kanë qenë duke bërë dru në mal.
Pasditja e sotme në rajonin e Korçës dhe Pogradecit ka qenë e përfshirë nga një mot me rreshje intesive shiu dhe vetëtima.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com