POGRADEC - Një qytetar italian kërkon eshtrat e babit të tij, i cili në dhjetor të vitit 1940, gjatë luftës italo–greke, ka humbur babin në këtë betejë dhe ende ai nuk edi se ku ndodhen eshtrat e tij. Santi Stracuzzi, 75 vjeç, prej ditësh ndodhet në Pogradec, në kërkim të varrit të të atit.

Beteja e përgjakëshme e luftës italo–greke në kalanë e qytetit të Pogradecit, ku u vranë 42 ushtarë italianë dhe 20 të tjerë u zhdukën, ndërsa nga pala greke janë vrarë 176 ushtarë, pas atij gabimi që bëri koloneli grek, duke vrarë me artilerinë e tij ushtarët e vet.

Ndonse kanë kaluar 73 vjet nga kjo beteje, një 75-vjeçar nga Italia ka ardhur në Pogradec për të gjetur ushtrat e të atit, ushtar në atë kohë. Santi Stracuzzi sjell dëshmi rënqethëse dhe një dokumentacion shumë të pasur mbi këtë betejë të përgjakëshme.

Për gazetën Shqiptaja.com, ai thotë, se ka mbledhur të dhëna të shumta rreth kësaj ngjarje dhe kanë qënë ditari dhe letrat që i ka lënë babaj i tij rreth kësaj beteje. Ai vë mbi tavolinë skicat dhe dokumenta të tjera rreth kësaj beteje të përfshirë në ditët e para të dhjetorit të vitit 1940.

“Ja shiko, thotë ai. Ushtria italiane ka qënë e vendosur në qytetin e Korçës, por ushtria greke, shumë më e madhe në numur, i ka shtyrë ata në drejtim të Pogradecit, deri në fshatin Lin.

Ndërkohë, që vija e dytë e frontit të ushtërisë italiane, ka qenë nga Vlora në Pogradec, një front me një gjatësi 250 kilometër larg njëri-tjetrit gjeneral ka qënë Silvio Bonini, komandant i divizionit Venecia, që ishte vendosur në fshatin Lin, vetëm 15 kilometër larg qytetit të Pogradecit.

Ai iu ka dhënë porosi ushtarëve italianë, që të krijohet një vijë e fortë që të mos çahet nga ushtëria greke. Ja, lexo këtë document, ku ka kodin e kësaj beteje; italianët kishin kodin ‘gatuani troftë’”.

Ndërkohë, sipas skicave të publikuara nga 75-vjeçari që kërkon të atin, fronti grek ishte vendosur në kodrat e fshatit Rëmenj, ku kishte instaluar artilerinë e rëndë. Forcat greke, sipas dokumentave italiane, drejtoheshin nga koloneli Mousterkos.

Ai kishte planin që të merrte “Patkoin e Kalit”, kështu ishte shënuar maja e kalasë së Pogradecit, ku ishin vendosur forcat italiane. Në datën 3 dhjetor, të dyja ushtëritë, të vendosura përballë njëra-tjetrës filluan të lëviznin.

Në planin grek ishite vendosur, që nga data 3 deri më 7 dhjetor, të merrte kalanë e qytetit. Pikërisht më 3 dhjetor, sipas Santi Stracuzzit, forcat e divizionit “Venecia” lëvizën nga fshati Lin në drejtim të Kalasë së Pogradecit.

Në orët e mbrëmjes, pikërisht tek lumi i Tërhanit, ku ndodhej një urë e vogël, ata kanë filluar ngjitjen për në kala, nga pjesa e mbrapme. Gjenerali Silvio Bonini, kur ka mbërritur në majën e Kalsë, iu ka thënë ushtarve dhe oficerve, se fatet e kësaj lufte vendosen nga kjo betejë dhe nga kjo kala, nëse grekët na marrin marrin majën e saj, ne shpartallohemi krejt.

Por, thuhet gjithashtu në dokumentat e mbledhura dhe në ditarin e gjeneralit Silvo Bonini, në ditët e para të dhjetorit, ushtria italiane ka qënë në vështirsi të shumta. Qeveria italiane e asaj kohe, e kishte nënvleftësuar ushtërinë greke.

Kjo ishte një luftë e padëshiruar nga populli italian. Ushtria italiane ishte e pajisur me një armatim të papërshtatëshëm, ndërsa grekët kishin mobilizuar të gjithë burrat për këtë betejë dhe kishin diferenca të larta në numur, pasi kishin moblilizuar të gjitha moshat.

Në mëngjesin e ditës tjetër, sipas 75-vjeçarit, grekët sulmuan rreth orës 11. Pas gabimit të artileris grekë që vrau ushtarët e saj, majori grek Elefteriadhis arriti që nga anash kalasë, tek Lakoveci, tek vendi i quajtur Shkalla (në hartën italiane lexon Shala), arritën që të futen brenda në një kuadrat të fshehur tip xhepi, nga ana e kalasë, që ishte jo më shumë se 40 metër katror.

Oficertë italianë e kuptuan dredhinë greke që po iu binte nga anash shpine dhe filluan goditjen. Aty tek Shkalla e Kalasë janë vrarë 42 italianë dhe 20 persona janë zhdukur. ky ishte bilanci i ushtërisë italiane ndërkohë që nga pala greke bilançi ishte shumë tragjik, më shumë se 200 të vrarë.

Dëshmitë e Santi Stracuzzi janë rrënqethëse. Ai ka humbur babain në këtë betejë dhe kur kanë mbledhur ushtarët e vrarë, babi i tij nuk është gjetur.

“Kam ardhur për babin tim, Gaetanon, ka qënë 27 vjeç kur është vrarë këtu në Pogradec dhe unë nuk kam asnjë informacion. Më kanë thënë që është varrosur pranë Shën Thanasit, më 5 dhjetor 1940.

Këto ditë, ata do të ngjiten përsëri në kala dhe më pas do të shkojnë edhe në Korçë, jo vetëm që duan të gjejnë të vrarët, por kanë edhe një mision tjetër, ta rindërtojnë ngjarjen nga e para, me të gjitha detajet edhe pse kanë kaluar plot 73 vjet.

Ai kërkon ndihmë për informacione edhe nga gazeta Shqiptarja.com, “që edhe unë të kem një varr të babit tim, ku të vendos një tufë lule, në shenjë respekti, pasi unë kur është vrarë ai, kam qënë vetëm dy vjeç nuk e mbaj mend fare”.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print(05.05.2013)

Redkasia Online
(b.m/shqiptarja.com)