Shtetasi Italian Massimo Compagnone 58 vjeç në automjetin e të cilit ishin 13 klandestinë të huaj është përfshirë në një aksident të ndodhur në fshatin Verdovë të Pogradecit.

Aksidenti u shënua mbrëmjen e djeshme.

Italiani ka përplasur lehtë një makinë. Sipas burimeve nga policia shtetasi italian ka tentuar të largohet nga vendgjarja për t’iu shmangur policisë, por banorët e zonës nuk e kanë lejuar.

Nga aksidenti janë shënuar vetëm dëme materiale, ndërsa klandestinët dhe shoferi është shoqëruar në komisariat. Ky i fundit është vënë në pranga.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip "Volvo" dhe 1 aparat celular.