Një i kërkuar për vrasje të mbetur në tentativë, është vënë në pranga dje nga forcat e policisë të komisariatit të Pogradecit. I arrestuari është Edmond Hamza, rreth 40 vjeç, nga fshati Podgorie.
 
Ai ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej për vrasje të mbetur në tentativë dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
 
Edmond Hamza ka tentuar rreth një muaj më parë, të vrasë me thikë Niko Çoçkën pas një konflikti për prishje të pazareve të drogës. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com