Pogradec/ Klosi mbledh task-forcën e turizmit:  Qyteti liqenor një histori suksesi, sfida kryesore mbeten shërbimet

Për ministrin e Turizmit Blendi Klosi operatorët turistikë kanë marrë masa dhe kanë përfunduar përgatitjet për sezonin veror.

"Për Pogradecin mund të them që kemi një histori suksesi, pasi ka përfunduar pastrimi i bregut, janë ndarë zonat e plazhit. Vazhdojmë të kemi problematikë sa i takon numrit të rojeve të plazhit dhe vendosjes së bovave për të përcaktuar zonat ku mund të notohet. Veç Liqenit, Pogradeci duhet t'i kushtojë vëmendje trashëgimisë kulturore dhe historike, të cilat duhet të shndërrohen në destinacione turistike", tha Klosi.

Klosi parashikon një sezon turistik të mirë, sa i takon fluksit të pushuesve, duke synuar të kemi më shumë vizitorë se në 2020-n. Hapja e kufijve do të ketë impakt për turizmin, e organizuar nga vende të ndryshme të Evropës.

Sfida kryesore e këtij sezoni do të jetë niveli i shërbimeve dhe rritja e kapaciteteve pritëse, të cilat duhet të trefishohen që të përballojë fluksin në rritje të turistëve vendas dhe të huaj.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë